OSHEE punime të planifikuara në nënstacionin e Librazhdit

TIRANË, 10 dhjetor/ATSH/ – Për shkak të punimeve të planifikuara në nënstacionin Librazhd, në datën 11 dhjetor do të stakohet energjia elektrike në intervalin kohor 09:00-13:00.
Zonat që mbeten pa energji në Librazhd do të jenë: komuna Orenjë me fshatrat Ballgjin, Dranovicë, Floq, Funarëz, Gurakuq, Kuturman, Babje, Buzgar, Drapata, Hotolisht, Ferrë, Dragostunjë, Frarë, Gafërr, Fushë-Bushë, Dedashmet, Gurorja, Mirak Katund, Polis, Borici, Brazda.

Për të përmirësuar dhe reduktuar humbjet në rrjet, OSHEE është duke ndërmarrë një sërë investimesh në të gjithë vendin. /e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.