NORVEGJI – Fituesja e Nobelit të Paqes kërkon mbrojtje për gratë në duart e ISIS-it

OSLO, 10 dhjetor /ATSH-AFP/ – Në momentin e dorëzimit të Çmimit Nobel, Nadia Murad, gjithashtu një ish-skllave e grupit të Shtetit Islamik (ISIS), i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të mbrojë popullin e saj dhe të punojë për lirimin e mijëra grave dhe fëmijëve ende në duart e xhihadisteve.

”Nëse komuniteti ndërkombëtar kërkon vërtetë ti vijë në ndihmë viktimave të këtij gjenocidi, duhet t’ju sigurojë atyre mbrojtje ndërkombëtare’’, deklaroi vajza 25 vjeçe në një fjalim falenderues të mbajtur në gjuhën kurde në Oslo.

Ashtu si mijëra gra jazide, Nadia Murad u rrëmbye, u përdhunua, u torturua dhe u shkëmbye nga xhihadistët pas ofensivës të ISIS-it ndaj këtij komuniteti kurdofon në veri të Irakut në 2014.

Ajo vijon të luftojë edhe sot për kauzën e grave dhe fëmijëve, mbi 3 000 sipas saj, ende në duart e ISIS-it./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.