LUKSEMBURG – Britania e Madhe mund të vendosë vetë për të hequr dorë nga Brexit

LUKSEMBURG, 10 dhjetor /ATSH-AFP/ – Britania e Madhe mund të vendosë vetë për të hequr dorë të largohet nga Bashkimi Europian pa patur nevojë për garancinë e shteteve të tjera anëtare, njoftoi sot Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Europian (CJUE), një fitore për britanikët që janë kundër idesë së Brexit.

”Britania e Madhe është e lirë të anulojë në mënyrë të njëanshme njoftimin për tu tërhequr nga Bashkimi Europian’’, shkruan CJUE.

Një shfuqizim i tillë i vendosur në përputhje me rregullat kushtetuese, do të kishte si efekt që Britania e Madhe do të qëndronte në Union me kushte të pandryshueshme për sa i përket statusit të saj si shtet anëtar.

Gjykata me seli në Luksemburg, me kërkesë të paraqitur nga gjykata skoceze shprehu vazhdimin e qëndrimit të avokatit të përgjithshëm më 4 dhjetor.

Vendimi vjen një ditë para votimit vendimtar të së martës në Parlamentin britanik mbi marrëveshjen e Brexit, objekt i negociatave të vështira prej mëse 17 muajsh midis Londrës dhe BE-së, të arritura në fund të nëntorit.

”Ne nuk duam të qëndrojmë në BE. Ne votuam shumë qartësisht’’, u shpreh ministri i Mjedisit, Michael Gove për radion ”BBC”./ / v.b/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.