LONDËR – May shtyn votimin në parlament për Brexit

LONDËR, 10 dhjetor /ATSH-DPA/ – Kryeministrja britanike, Theresa May shtyu sot votimin për marrëveshjen me BE për Brexit, që i parapriu një takimi të jashtëzakonshëm me kabinetin e saj.

Gjykata Europiane e Drejtësisë solli një vendim sot, sipas të cilit Britania e Madhe është ”e lirë të anulojë në mënyrë të njëanshme njoftimin mbi synimin për të braktisur BE-në”.

Në vitin 2017, May njoftoi Këshillin Europian mbi synimin e Britanisë së Madhe për të dalë nga blloku 28-anëtarësh, sipas nenit 50 të Traktatit të Bashkimit Europian./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.