LONDËR – Javë vendimtare për Theresa May dhe marrëveshjen e Brexit

Londër, 10 dhjetor /ATSH-AFP/ – Një javë vendimtare nis sot për kryeministren britanike, Theresa May, e cila do të përpiqet të shpëtojë marrëveshjen e Brexit, e rrezikuar që të kundërshtohet gjatë votimit historik të martën në Parlament, ku vihet gjithashtu në pikëpyetje e ardhmja e saj në Downing Street.

Deputetët britanikë do të votojnë të martën në mbrëmje për ”Traktatin e tërheqjes” nga Bashkimi Europian, pas negociatash të vështira 17-mujore me Brukselin, por ku miratimi i tij ka shumë gjasa të dështojë për shkak të kritikave të shumta që ka marrë.

Marrëveshja po zhgënjen gjithashtu edhe mbështetësit më të flaktë “Brexiters”, të cilët i druhen një forme të qëndrimit të përhershëm në BE, që eurofilët shpresojnë ende të jenë të gjendje ta kthejnë pas.

Pas tre ditëve të para të diskutimeve në Dhomën e Komuneve javën e kaluar, qeveria konservatore do të bëjë përpjekjet e fundit të hënën dhe të martën për të bindur deputetët për legjitimitetin e tekstit, por mundësitë për tia dalë mbanë janë të pakta./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.