Gjyqtari i Apelit Tiranë, Fatos Qato në sitën e Vetingut më 14 dhjetor

TIRANË,10 dhjetor /ATSH- I. Vata/ – Gjyqtari në Gjykatën e Apelit Tiranë Fatos Qato do t’i nënshtrohet Vetingut me 14 dhjetor.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shpallur axhendën e Vetingut, ku do të zhvillojë me 14 dhjetor një seancë dëgjimore me gjyqtarin në gjykatën e Apelit Tiranë Fatos Qato.

Po ashtu, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shpallur trupën gjykuese e cila përbëhet nga Suela Zhegu, Valbona Sanxhaktari, Brunilda Bekteshi.

Gjyqtari në Gjykatën e Apelit Tiranë Fatos Qato do i nënshtrohet filtrit për ligjshmërinë e pasurisë, pastërtisë së figurës dhe etikën profesionale. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.