Tenton të japë ryshfet, policia arreston në flagrancë 35-vjeçarin

TIRANE, 9 dhjetor/ATSH/- Policia Rrugore e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë shtetasin G.D, 35 vjeç me banim në lagjen “Beqir Dardha” Elbasan.

Sipas policisë, 35-vjeçari, drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe për ti shpëtuar arrestimit i ofroi ryshfet punonjësit të policisë rrugore.

Shtetasi u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.76 mg/l,në fshatin Bradashesh, Elbasan. Drejtuesi i mjetit i ka ofruar punonjësit të policisë një kartëmonedhe të prerjes 2000 lekë me qëllim shmangien e arrestimit.

Policia ka njoftuar se materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga nenet 244, 291 të Kodit Penal./a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.