Nga 1 janari, zero TVSH për inputet bujqësore

TIRANË, 9 dhjetor /ATSH/ – Nga 1 janari Tatimi mbi Vlerën e Shtuar për inputet bujqësore do të jetë zero. Parlamenti miratoi propozimet e deputeteve të maxhorancës si pjesë e paketës fiskale për vitin e ardhshëm.

Heqja e TVSH-së për inputet bujqësore do të rrisë konkurrueshmërinë në rajon si dhe do të reflektohet me rritjen e eksporteve.

Vetë Ministria e Bujqësisë do të monitorojë procesin e shitjes së inputeve në mënyrë të tillë që kjo masë mbështetëse të shkoje direkt te fermerët.

Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi është shprehur se qëllimi është që bujqësia shqiptare të rrisë sa më shumë eksportet dhe këtë ulje të kostos së fermerëve ta përkthejmë sa më shpejt në ulje të kostos së prodhimit bujqësor për fermerët. /o.l/. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.