FOKUS – Shkrirja e akullit të Groenlandës në nivele të paprecedenta

UASHINGTON, 9 nëntor /ATSH-DPA/- Kërkuesit shkencorë kanë zbuluar se shtresa e akullit të Groenlandës, aktualisht burimi më i madh i ujit në Europë, po shkrinë në nivele të paprecedenta, sipas revistës ”Nature”.

Shtresa e akullit të Groenlandës është mbi 1,6 kilometra dhe përmban akull të mjaftueshëm për të ngritur nivelin global të deteve me shtatë metra.

“Akulli i Groenlandës po shkrin më shpejt në dekadat e fundit se në çdo kohë të paktën 350 vitet e fundit dhe ndoshta më shumë se në çdo kohë gjatë 7 000 deri në 8 000 vitet e mëparshme”, theksoi Luca Trusel, autori kryesor i studimit.

“Sot, Groenlanda është më e ndjeshme ndaj ndryshimeve të temperaturës se disa dekada më parë”, shtoi Trusel.

Në muajin qershor, një tjetër studim i publikuar nga ”Natyre” ka zbuluar se Antarktida ka humbur rreth tre trilionë tonë akull që nga viti 1992 dhe shkrirja u përshpejtua trefish gjatë pesë viteve të fundit./   /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.