BELGJIKË – Qeveria në prag të kolapsit për paktin e migracionit

Charles Michel ka ndërmend t’i japë një marrëveshjeje të OKB-së për migrimin nuk është mirëpritur nga një partner i koalicionit të tij qeveritar, i cili njoftoi edhe largimin nga kabineti.

Liderët botërorë pritet të mbështesin paktin ”UN Global Compact for Migration” në një takim që do të fillojë nesër në Marrakesh.

Sidoqoftë, disa vende nuk e kanë mbështetur këtë pakt jodetyrues, qëllimi i të cilit është rregullimi i migracionit.

Michel ka premtuar që në shtator të mbështesë marrëveshjen, por që atëherë nacionalistët e N-VA ngritën zërin duke e kundërshtuar dhe duke paralajmëruar se do të largoheshin nga qeveria nëse kryeministri do të këmbëngulte në idenë e tij./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.