Pista e patinazhit, atraksioni më i ri argëtues në Korçë

TIRANË, 6 dhjetor/ATSH/ Në qendër të Korçës është hapur edhe për këtë vit pista e patinazhit, një tjetër atraksion për t’u argëtuar gjatë ditëve të dimrit në “Qytetin e festave”.

Pista e Patinazhit, pranë Kullës Panoramike, ka tërhequr vëmendjen e qindra qytetarëve dhe turistëve të huaj.

Të shumtë kanë qenë dashamirësit e patinazhit, kryesisht të rinj e fëmijë, që kanë nisur të rrëshqasin dhe të tregojnë talentin e “vallëzimit” mbi akull përballë të tjerëve.

Kjo pistë patinazhi do të qëndrojë e hapur gjatë gjithë muajve të dimrit, ndërsa në verë do të shndërrohet në shatërvan.

Ajo u konceptua për të qenë një element atraksioni për turizmin në qytetin juglindor.

/m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.