LISBONË – PSE konfirmon Timmermans si kandidat për kreun e KE

LISBONË, 8 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Socialistët europianë (PSE), të mbledhur në një kongres në Lisbonë dhe të cilët po përgatiten për zgjedhjet europiane të majit të vitit të ardhshëm, konfirmuan sot Frans Timmermans si kandidatin për presidencën e Komisionit Europian.

“Çfarë atmosfere këtu në Lisbonë! Ndihemi mirë që po shohim kaq europianë të motivuar. Së bashku do të ndryshojmë radikalisht Europën”, shkruajti në Twitter presidenti i grupit të socialistëve në Parlamentin Europian, Udo Bullmann.

Timmermans, ish-ministri i Jashtëm i Holandës dhe aktualisht zëvendëspresident i Komisionit Europian është i vetmi kandidat pas tërheqjes së sllovakut, Maros
Sefçoviç, në nëntor./  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.