Jahti  “I Dinasty”, nga Malta në portin e Durrësit

TIRANE, 8 dhjetor /ATSH/ -Në kalatën 4 të portit të Durrësit është ankoruar jahti “I Dinasty”, një tjetër anije turistike luksoze që i shtohet atyre që kanë mbërritur gjatë stinës së verës në portin më të madh të vendit.

Nga Qendra e Informacionit në Autoritetin Portual Durrës (APD) mësohet se jahti “I Dinasty” ka lundruar nga njëri prej porteve të Maltës drejt Durrësit.

Jahti me gjatësi 86 metra, i regjistruar në George Town ka flamur të ishujve Kaiman.
Nga Sektori i Statistikave në APD, mësohet se për të dytin vit radhazi, edhe gjatë këtij sezoni turistik janë ankoruar në Durrës një numër i madh jahtesh luksoze, me gjatësi deri në 130 metra./e.malaj/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.