ITALI – Salvini: Një 15-vjeçar nuk duhet të vdesë në këtë mënyrë

ROMË, 8 dhjetor /ATSH-DPA/ – Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini paralajmëroi gjetjen e përgjegjësve për gjashtë jetët e humbura gjatë ikjes në rrëmujë e sipër në një lokal nate në Ankona.

”Ne do t’i gjejmë përgjegjësit, ata që nga ligësia, budallallëku apo babëzia shndërruan një festë në një tragjedi”, deklaroi Salvini.

“Në moshën 15-vjeçare ju nuk duhet të lejoheni të vdisni në këtë mënyrë”, theksoi ai në një konferencë shtypi.

Gjashtë persona humbën jetën pas ikjes në rrëmujë e sipër nga një disko, njoftuan sot zjarrfikësit.

Paniku masiv ndodhi pas lëshimit të një spray irritues në diskon ”Blue Lantern”, në Korinaldo, pranë Ankonës.

”Pesë adoleshentë, dy djem dhe tri vajza ishin mes viktimave, përfshirë edhe nënën e njërës prej tyre”, sipas agjencisë italiane të lajmeve, ANSA.

Dhjetëra të tjerë janë plagosur, mes tyre 10 në gjendje të rëndë. Shumë nga të plagosurit kanë gjymtyrë të thyera.

Në momentin e ngjarjes, në këtë lokal kishte rreth 1 000 persona.

Sipas gazetës italiane ”Corriere Della Sera”, dyert e emergjencës së lokalit nuk funksiononin./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.