Fondet IPARD, mundësi për zhvillimin e industrisë së bimëve mjekësore

TIRANË, 8 dhjetor /ATSH/- Industria e bimëve mjekësore aromatike (BMA) mundëson sot punësimin e mbi 100 mijë familjeve rurale në zonat e thella të vendit, të cilat sigurojnë të ardhurat kryesore nga aktiviteti i vjeljes dhe grumbullimit të BMA-ve.

Por mundësia për të përfituar mbështetje financiare nga programi IPARD II, që financon mbi 60% të vlerës së investimit për shtimin e mbjelljeve të reja apo masa për përpunimin e BMA, do t’i japë një zhvillim të ri këtij sektori.

Filip Gjoka, sipërmarrës në fushën e BMA-së tha për ATSH- në, “mbështetja për industrinë e bimëve mjeksore, nuk është vetëm ndihmë që i jepet biznesit, por edhe një mision kombëtar, pasi nxit punësimin e të rinjve në zonat rurale, ku e vetmja mundësi të ardhurash janë BMA-të”.

Gjoka theksoi se, potenciali i BMA-së është më i lartë nëse investojmë në teknologji të reja dhe përmirësojmë cilësinë e produktit.

Ky sektor është kontribuesi kryesor në ekonominë shqiptare veçanërisht në eksportet që realizon në shumë shtete të ndryshme, tha ai.

Shqipëria është një vend i pasur me këto bimë dhe ka resurse të rralla, që e pozicionojnë vendin tonë, në një aktor kryesor në tregjet ndërkombëtare për një sektor të veçantë biznesi që bart. e.xh/j.p/

 

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.