Berat/ Çelet panairi dimëror i BE-së

TIRANË, 8 dhjetor /ATSH/ – Panairi Dimëror i Bashkimit Europian është çelur sot në Berat, si një mundësi për promovimin e projekteve të BE-së në Shqipëri.

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ftoi sot qytetarët që të bëhen pjesë e këtij panairi, duke shijuar atmosferën e gëzueshme festive në Berat.

Në këtë Panair të organizuar nga Bashkimi Europian, do të prezantohen po ashtu edhe ambasadat e disa vendeve të Bashkimit Europian në Shqipëri me informacione për shtetet përkatëse e produktet tradicionale.

Panairi gjithashtu do të ketë aktivitete muzikore, për fëmijë, debate, e shumë të tjera.

Duke vizituar stendat e këtij panairi qytetarët mund të mësojnë më shumë rreth traditave dhe kulturës që gëzojnë vendet e Europës. Po ashtu ata mund të blejnë produkte vendore dhe artizanale si dhe të shijoni atmosferën e gëzueshme të koncerteve festive në pedonalen e qytetit të lashtë të Beratit.

/m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.