Zgjedhja e anëtarëve të KED, hap i rëndësishëm për Reformën në Drejtësi

66

TIRANË, 7 dhjetor/ATSH/ – Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka përshëndetur zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, duke e cilësuar këtë proces si mjaft të rëndësishëm për zbatimin e Reformës në Drejtësi.

“Zgjedhja e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi nga Kuvendi sot, është një hap i rëndësishëm për zbatimin e Reformës në Drejtësi. Tani presim javën e ardhshme kur Asambletë e Përgjithshme të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve do të takohen për ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor”, shkruan Soreca. /e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.