SOFT NEWS – Fjalimi i fundit i Merkelit duartrokitet për 10… minuta!

68

HAMBURG, 7 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Dhjetë minuta duartrokitje në një sallë plot entuziazëm, kjo ishte panorama gjatë fjalimit të fundit nga kancelarja gjermane, Angela Merkel si presidente e CDU-së, në Hamburg.

Kancelarja falenderoi shumë herë duke kërkuar vazhdimin e punës, pasi ”ka ende shumë rrugë përpara”.

”Sot CDU është ndryshe nga ajo e vitit 2000 dhe është më mirë kështu”, theksoi Angela Merkel duke folur në Hamburg në fjalimin e saj të fundit si presidente e partisë.

”CDU-ja nuk duhet të shohë nga e kaluara, por të mbështetet tek e ardhmja, me njerëz të rinj, me struktura të reja, por me të njëjtat vlera”, shtoi ajo.

“Gjithmonë kam dashur ta kryej detyrën time me dinjitet dhe të largohem me dinjitet’’, theksoi e ashtuquajtura nga gjermanët ”mami”.

Duke shprehur mirënjohjen e saj, Merkel konkludoi: “Ishte një gjë e madhe për mua, ishte një gëzim, një nder”./   /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.