SOFT NEWS – Dhurata e pabesueshme për Merkelin

103

HAMBURG, 7 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Partia konservatore Kristian-demokrate gjermane, CDU i dha një dhuratë kancelares, Angela Merkel për ta falenderuar për punën e jashtëzakonshme të bërë si presidente e CDU-së për 18 vjet.

Dhurata ishte shkopi i dirigjentit i Kent Nagano, drejtor i Filarmonisë së Hamburgut.

Shkopi u përdor nga dirigjenti në koncertin e mbajtur në Elbphilarmonie, me rastin e G20-ës, zhvilluar në Hamburg./    /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.