TIRANË, 7 dhjetor /ATSH/ – Shtërmeni prej dekadash është bërë një “fabrikë” e madhe e prodhimit të kampionëve kombëtarë dhe europianë të peshëngritjes.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta vizitoi sot palestrën ku stërvitet nga trajneri Leonard Toska, ekipi i Shtërmenit.
“Kënaqësi e veçantë të vizitoja Shtërmenin e sidomos këtë palestër që prej dekadash është bërë një “fabrikë” e madhe e prodhimit të kampionëve kombëtarë dhe europianë të peshëngritjes. Mirënjohje trajnerit Leonard Toska dhe gjithë ekipit të Shtërmenit”, tha Presidenti Meta.
Rasti i Shtërmenit, theksoi ai, “është një shembull sesi falë pasionit për sportin, një qendër modeste mund të kthehet në një burim krenarie për sportin dhe vendin tonë”.
/gj.mima/ /a.g/