SHBA – Trump kandidon Nauert si ambasadore në OKB

62

UASHINGTON, 7 dhjetor /ATSH-ANSA/- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka nominuar zëdhënësen e Departamentit të Shtetit, Heather Nauert për të zëvendësuar Nikki Haley si ambasadore e SHBA në Kombet e Bashkuara, njoftoi media lokale .

Pasi Haley njoftoi në tetor se do të largohej nga posti në fund të vitit, Trump tha se Nauert ishte nën “konsideratë shumë serioze” për të mbuluar vendin e lirë.

“Ajo ka qenë përkrahëse për një kohë të gjatë dhe ajo është me të vërtetë e shkëlqyer,” tha Trump në përgjigje të një pyetjeje të gazetarit për raportet në kohën kur ajo do të emërohej.

Nauert ishte një gazetare e ”Fox News” para se të bashkohej me Departamentin e Shtetit në prill 2017 duke u bërë zëdhënëse e ish-sekretarit të Shtetit, Rex Tillerson./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.