SHBA – Trump emëron William Barr ministër të Drejtësisë

63

UASHINGTON, 7 dhjetor /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi sot emërimin në postin e ministrit të Drejtësisë, William Barr, një jurist republikan i respektuar që ka pasur këtë funksion edhe në fillim të viteve 1990 nën presidencën e George H.W. Bush.

“Që në fillim e kisha vendosur në krye të listës”, u justifikua Trump.

Barr do të zëvendësojë Jeff Sessions, që presidenti e shkarkoi muajin e kaluar, duke ngritur shqetësime për marrjen në dorë të hetimit shumë delikat për ndërhyrjet ruse. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.