SHBA – Niveli i papunësisë qëndron stabël në 3,7%

73

UASHINGTON, 7 dhjetor /ATSH-AFP/ – Niveli i papunësisë ka mbetur stabël në nëntor në 3,7%, për muajin e tretë radhazi, por krijimi i vendeve të punës ka qenë më pak i fuqishëm se sa parashikohej, sipas të dhënave të botuara të premten nga departamenti i Punës.

Krijimi i punësimit ka rënë në 155 000 muajin e fundit, pas 237 000 në tetor, një numër më i ulët nga pritshmëritë e analistëve, që parashikonin 185 000 vende pune.

Rrogat kanë regjistruar një rritje me 0,2% në raport me muajin tetor. Dhe në një vit, rritja e pagave është përshpejtuar me 3,1% ose një ritëm më i lartë se sa ai i inflacionit. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.