ROMË – Panteoni jo më me pagesë

90

ROMË, 7 dhjetor /ATSH-DPA/ – Planet për t’i bërë turistët të paguajnë për të vizituar monumentin e Panteonit në Romë do të braktisen, sipas ministrit italian të Kulturës, Alberto Bonisoli.

Në një mesazh në Facebook, Bonisoli tha se nuk donte të kufizonte qasjen në këtë vend, një ish-tempull pagan gati 2 000-vjeçar që është kthyer në një kishë katolike.

“Nëse një turist dëshiron të na japë një dorë (me një ofertë), kjo do të jetë gjithmonë e mirëpritur, por Panteoni është dhe duhet të mbetet një tërheqje”, tha Bonisoli.

Panteoni u ndërtua nga perandori Adriano në shekullin II dhe është një nga monumentet më të mira të Romës.

Është e famshme kupola e saj e madhe me një vrimë të rrumbullakët në majë, e cila hedh një rreze drite në brendësinë e tij të mermertë.

Gjithashtu në të ndodhen eshtrat e mjeshtrit  Rafaelo dhe të disa anëtarëve të ish-monarkisë italiane./   /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.