Promovim i kulturës dhe traditës shqiptare në Panairin Diplomatik në Budapest

97

TIRANË, 7 dhjetor /ATSH/ – Shqipëria dhe shqiptarët u promovuan përmes kulturës, traditave, prodhimeve dhe artifakteve në Panairi VIII Diplomatik i cili u zhvillua në Budapest.

Në panairin e këtij viti morën pjesë mbi 50 përfaqësi diplomatike. Ky panair është një mënyrë fisnike për të grumbulluar fonde për fëmijë me aftësi të kufizuara dhe në nevojë.

Anita Herczegh, bashkëshortja e Presidentit hungarez János Áder, vizitoi panairin, ku në stendën e Ambasadës së Shqipërisë, përfaqësuesit e ambasadës i treguan produktet shqiptare të ekspozuara aty.

Ky panair ishte një mundësi e mirë për të promovuar Shqipërinë dhe shqiptarët përmes kulturës, traditave, prodhimeve dhe artifakteve.

Ambasada e Shqipërisë në Budapest i shpreh mirënjohjen bizneseve dhe individëve që kontribuan për paraqitjen interesante dhe suksesin me produktet e tyre.

/gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.