PARIS – Franca kërkon më shumë këmbime tregtare me Kinën

PARIS, 7 dhejtor /ATSH-AFP/ – Ministri francez i Ekonomisë, Bruno Le Maire kërkoi sot një rritje të fuqishme të këmbimeve tregtare me Kinën, kryesisht nëpërmjet rritjes së kontratave mes sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

“Sigurisht që kontratat e mëdha janë shumë të rëndësishme, qoftë në aeronautikë, bërthamore, bujqësi, por kontratat mes sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme janë jetësore”, theksoi ministri francez gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Paris me zëvendëskryeministrin kinez, Hu Chunhua.

Ndërkohë që dy palët kanë theksuar mbështetjen e tyre për një aspekt të shumanshëm të ekonomisë dhe për rolin e OBT-së (Organizata Botërore e Tregtisë), Le Maire u shpreh se “lufta tregtare që po njohim aktualisht do të ketë një impakt shumë negativ në rritjen botërore në muajt në vijim”. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.