MOSKË – Putin takon Ciprasin për përmirësimin e marrëdhënieve me BE-në

84

MOSKË, 7 dhjetor /ATSH-DPA/ – Presidenti rus, Vladimir Putin u takua sot me kryeministrin grek, Aleksis Cipras në një përpjekje për të përmirësuar lidhjet me shtetet anëtare të BE-së dhe NATO-n.

Marrëdhëniet relativisht të ngrohta të Rusisë me Greqinë morën një goditje këtë vit, kur Greqia dëboi dy diplomatë rusë me akuzën se Rusia po ndërhynte në marrëdhëniet e Greqisë me Maqedoninë fqinje.

Rusia u akuzua se po kërkonte të prishte synimin e Maqedonisë për t’u bashkuar me aleancën ushtarake perëndimore, NATO.

“Kjo vizitë është e veçantë sepse synon t’i japë fund një periudhe të trazuar në marrëdhëniet tona dypalëshe,” tha këshilltari i Kremlinit, Jurij Ushakov në komentet për agjencinë ruse të lajmeve, TASS./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.