Mat, nis puna për hapjen e rrugës në fshatin Myzë

TIRANË, 7 dhjetor /ATSH- I. Vata/ – Bashkia Mat po investon hapjen e rrugës në fshatin Myzë të Njësisë Administrative Lis.

Rruga e fshati Myzë ka qenë e izoluar gjatë periudhës së dimrit nga përmbytjet e një viti më parë të lumit Mat

Sot, Drejtoria e Shërbimeve pranë Bashkisë Mat nisi punën ritme të shpejta për shtrimin e rrugës së sapo hapur në fshatin Myzë të Njësisë Administrative Lis.

Problemi i rrugës ishte një shqetësim i madh për banorët e fshatit Myzë, pasi rreth 50 familje të këtij fshati ishin të izoluara totalisht gjatë periudhës së dimrit, sepse rruga e vjetër dëmtohej kur kishte reshje shiu, pasi lumi i Matit dilte nga shtrati.

Por falë investimit të bërë nga ana bashkisë Mat ky problem merr fund. Me këtë ritëm puna do të vazhdojë në të gjitha njësitë administrative.

Në nisjen e punimeve mori pjesë dhe kryetari i bashkisë Mat, Nezir Rizvani. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.