LISBONË – PSE-ja mblidhet për të zgjedhur kandidatin për presidencën e BE-së

64

LISBONË, 7 dhjetor /ATSH-AFP/ – Socialistët europianë hapën sot në Lisbonë një kongres dy ditor ku pritet të konfirmohet holandezi, Frans Timmermans si kandidati i tyre për presidencën e Komisionit Europian dhe kryetar në zgjedhjet europiane që do të zhvillohen në muajin maj.

Sipas programit të këtij kongresi të 11-të të Partisë Socialiste Europiane (PSE), familja politike e qendrës së majtë është mbledhur për të debatuar mbi çështjet kyçe në lidhje me zgjedhjet e vitit 2019 dhe që të shpallë si kandidat të përbashkët të PSE-së, Frans Timmermans.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Holandës dhe aktualisht zëvendëspresident i parë i Komisionit Europian është i vetëm në garë që prej tërheqjes në nëntor të sllovakut, Maros Sefcovic, i cili është gjithashtu zëvendëspresident i Komisionit, i ngarkuar me Unionin Energjetik. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.