Legalizimet, 3142 familje shqiptare morën lejet në nëntor

60

TIRANË, 7 Dhjetor/ATSH/- Gjatë muajit nëntor të këtij viti kanë marrë lejen e legalizimit 3142 familje shqiptare.

Kështu deklaroi sot kryetari i Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale (ALUIZNI), Artan Lame në një konferencë për shtyp.

“Nga këto 3142 leje legalizimi rreth 300 janë dhënë vetëm në zonën e Kasharit, të NJ.B. 6 dhe NJ.B. 7”, theksoi Lame.

Kreu i ALUIZNI-it ftoi të gjithë qytetarët që kanë ende procedura legalizimi në proces, të vijojnë si deri më sot të bashkëpunojnë me punonjësit dhe drejtoritë tona rajonale për përmbylljen e këtij procesi./k.s/ /a.g

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.