TIRANË, 7 dhjetor/ATSH/ – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po investon në çdo maternitet pranë spitaleve rajonale në pajisje të teknologjisë së lartë për kujdesin ndaj gruas dhe të porsalindurve.
Ministrja e Shëndetësisë ka bërë të ditur se disa nga investimet përfshijnë 18 inkubatorë stacionarë, 11 inkubatorë transporti dhe 8 ekografi obstetrike-gjinekologjike.
Buxheti i vitit të ardhshëm për shëndetësinë synon modernizimin e 5 materniteteve, si pjesë e kujdesit të shtuar për nënat dhe familjen. /a.g/