ITALI – FB gjobitet 10 milionë euro për mungesë transparence

65

ROMË, 7 dhjetor /ATSH-DPA/ – Facebook duhet të paguajë një gjobë prej 10 milionë euro (11,4 milionë dollarë) për shkak të mungesës së transparencës në atë që bën me të dhënat e përdoruesve, njoftoi të premten Agjencia italiane e Konkurrencës AGCM.

Sipas autoritetit, konsumatorët nuk janë të informuar në mënyrën e duhur rreth përdorimit të mundshëm komercial të disa të dhënave personale.

Gjiganti i medias sociale u gjobit gjithashtu për të mos lejuar që rrjeti social të kalojë të dhënat e tyre te palët e treta, përmes preferencave të paracaktuara të privatësisë.

Autoriteti italian e dënoi atë si një “praktikë agresive” që shkelte ligjet e konsumatorit./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.