Investitorët kanadezë të interesuar për sektorin minerar të Kosovës

59

PRISHTINË, 7 dhjetor /ATSH/ – Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, priti në takim ambasadorin e Kanadasë jorezident në Kosovë, Daniel Maksymiuk, me të cilin diskutuan për thellimin e bashkëpunimit dhe për zhvillimet në vend.

Ministri Shala e njoftoi ambasadorin Maksymiuk për prioritetet që i ka MTI-ja dhe për mundësinë që shteti kanadez të investojë në Kosovë në fushën e minierave dhe mineraleve.

Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për mundësitë e investimeve kanadeze në sektorin e minierave, që ambasadori Maksymiuk shprehu gatishmërinë e bizneseve të këtij shteti të investojnë në Kosovë për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Ministri i Shala kërkoi nga ambasadori që t’i inkurajojë bizneset kanadeze të investojnë në Kosovë duke shprehur gatishmëri për mbështetje të plotë, duke treguar përkushtimin e çdo institucioni që të jetë avokat i bizneseve që shprehin vullnet për të investuar. /KosovaPress/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.