Inflacioni në muajin nëntor shënoi nivelin 1,8%

TIRANË, 7 dhjetor /ATSH/- Indeksi i çmimeve të konsumit në muajin nëntor 2018, shënoi 1,8%, kundrejt 1,7% që ishte një vit më parë, bëri të ditur sot INSTAT.

Rënia e inflacionit për nëntorin u ndikua sidomos nga grupet: transporti, qira, ujë, energji dhe shëndeti. Rënia e çmimit të karburanteve në fund të nëntorit e ka ulur inflacionin e grupit transporti në 2,5%, nga 4,3% që pati qenë në tetor.

Ndërkohë, grupi me ndikimin kryesor, ai i ushqimeve, shënoi një rritje të lehtë të inflacionit, për herë të parë që nga qershori. Inflacioni i këtij grupi u rrit në 2%, nga 1,8% që kishte qenë për tetorin.  /e.xh/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.