IMT vijon prishjen e godinave pa leje tek “Unaza e Re”

TIRANË, 7 dhjetor/ATSH/ – Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit po vijon prishjen e ndërtesave pa leje, në gjurmën e “Unazës së Madhe” në Tiranë.

Bashkia e Tiranës bën me dije se gjatë ditës së sotme janë prishur edhe disa objekte të tjera pa leje, duke i hapur rrugë tashmë ndërtimit të rrugës sipas të gjitha standardeve të kërkuara.

Ashtu si edhe në ditët e shkuara, bashkia e Tiranës dhe IMT kanë gjetur bashkëpunimin e banorëve, të cilët në mënyrë vullnetare kanë bërë heqjen e materialeve nga objektet. Gjithashtu, IMT dhe ndërmarrjet e tjera të bashkisë së Tiranës kanë bërë edhe zhvendosjen e materialeve inerte të të gjitha objekteve që ka janë prishur gjatë këtyre ditëve. Me prishjet e ditës së sotme numri i ndërtimeve pa leje që janë prishur në Unazë ka arritur në mbi 30.

Bashkia e Tiranës dhe IMT janë të vendosura që të vijojnë punën për t’i hapur rrugë realizimit të projektit të zgjerimit të Unazës së Madhe. /e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.