GREQI – Lindshmëria në kufijtë e 1940-ës

72

ATHINË, 7 dhjetor /ATSH-ANA/ – Popullsia e Greqisë po zvogëlohet për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore, sipas buletinit javor të Federatës së Kompanive Greke (SEV).

Me titullin “SOS: popullsia greke po zvogëlohet dhe plaket”, buletini thotë se popullsia në Greqi po rritej në mënyrë të vazhdueshme para krizës për shkak të emigracionit dhe bumit të konsumit të viteve 2000, megjithatë këta faktorë kishin maskuar faktin se, numrat realë dhe dallimi mes të vdekjeve dhe lindjeve kishin qenë të papërfillshëm që nga fundi i viteve 1990.

Më pas, gjatë viteve të krizës, gjithçka ndryshoi dhe lindjet ranë me 29 380 midis 2009 dhe 2017.

Ky reduktim ishte pothuajse i njëjtë me atë të përjetuar nga vendi gjatë viteve 1940, kur numri i lindjeve ra me 30 000.

“Kjo mund të provojë të jetë e përkohshme ose të kthehet si ekonomia, të fillojë të rritet”, vazhdon buletini.

”Nëse popullsia nuk do të rritet, atëherë do të mungojë fuqia e duhur punëtore gjatë  viteve 2030 dhe 2040 dhe kjo do të pasqyrohet te rritja potenciale e vendit”, shton ai.

”Greqia ka për detyrë të ndryshojë rënien demografike”, përfundoi buletini.

SEV sugjeroi masat që duhet të ndërmerren për të lehtësuar barrën e taksave të imponuara për familjet, për t’u siguruar grave që të kenë leje pune pas lindjes, të lehtësojnë kthimin e grave në punë përmes qasjes në kujdesin ndaj fëmijëve, për të ofruar  stimuj tatimorë për kthimin e grekëve që jetojnë jashtë vendit dhe për të zbatuar politika që synojnë në tërheqjen e emigrantëve të kualifikuar për t’u punësuar në sektorët më premtues të ekonomisë./   /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.