Godet “Juventus”, Alex Sandro rinovon deri në vitin 2023

74

TIRANË, 7 dhjetor/ATSH-A. Fortuzi/- Alex Sandro do të rinovojë kontratën me “Juventusin”. Anësori brazilian, i blerë tri vite më parë nga “Porto” do të vijojë të qëndroj në Torino të paktën deri në vitin 2023.

Braziliani, ishte në qendër të merkatos këtë verë, por “Juventus” dhe Alex Sandro në fund vendosën të qëndrojnë bashkë. “Chelsea”, “PSG”, por dhe skuadra të tjera kanë qenë në gjurmët e lojtarit, i cili këtë sezon po tregon një formë të mirë.

Zyrtarizimi i marrëveshjes së re mes futbollistit dhe klubit kampionë të Italisë do të realizohet brenda javës së ardhshme dhe futbollisti do të përfitojë rreth 4 milionë euro në vit plus bonuse.

Pas një jave të gjatë me tratativa mes palëve, duket se bardhezinjtë dhe futbollisti brazilianë kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Alex Sandro deklaronte se ishte jo i lumtur me drejtuesit e “Juventusit”. “Nga skuadra ende nuk më ka ardhur asnjë ofertë për rinovimin. Nuk e kuptojë përse po ndodh kjo. Unë mendojë për fushën, por do ishte mirë të sqarohej situate”, deklaronte anësori i majtë shtatorin e shkuar.

Alex Sandro, i lindur në 26 janar 1991 (27 vjeç), me kontratën e vjetër përfitonte 2.8 milionë euro në sezon. Deri tani me “Juventusin” ka shënuar 9 gola në 88 ndeshje të luajtura në total. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.