GJERMANI – Mbështetësja e Merkel merr presidencën e CDU-së

68

BERLIN, 7 dhjetor /ATSH-DPA/ – Annegret Kramp Karrenbauer, sekretarja e përgjithshme e CDU-së dhe një aleate prej shumë vitesh e Angela Merkel, fitoi sot zgjedhjet për të pasuar kancelaren gjermane në krye të partisë.

Nga 999 delegatët që votuan në konferencën e partisë në Hamburg, 517 ishin në favor të Kramp Karrenbauer, ndërkohë që 482 ishin në favor të Friedrich Merz, një jurist milioner i cili u përpoq që të rikthehej pasi ishte mënjanuar nga Merkeli gati një dekadë më parë.

Marrja e presidencës së CDU-së është një hap madhor për fituesen për t’u bërë kancelare pasi Merkel të largohet nga pushteti në vitin 2021. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.