Foto – Nikolla inspekton punimet, 18 milionë euro për kushtet në konvikte

75

Foto- Nikolla inspekton punimet, 18 milion euro për kushtet në konvikte

Foto- Nikolla inspekton punimet, 18 milion euro për kushtet në konvikteInvestimi prej 18 milion eurosh ka sjellë ndryshim rrënjësor në godinat e përfunduara për studentët, me standarde të larta dhe me parimin e eficiencës së energjisë. Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla ka inspektuar investimin që po kryhet në godinat e Qytetit Studenti Nr.2, pranë “21 Dhjetorit” në Tiranë.http://ata.gov.al/2018/12/07/foto-nikolla-inspekton-punimet-18-milion-euro-per-kushtet-ne-konvikte/

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E premte, 7 Dhjetor 2018

TIRANË, 7 dhjetor/ATSH/- Investimi prej 18 milion eurosh ka sjellë ndryshim rrënjësor në dy godinat e përfunduara për studentët, me standarde të larta dhe me parimin e eficiencës së energjisë. Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla ka inspektuar investimin që po kryhet në godinat e Qytetit Studenti Nr. 2, pranë “21 Dhjetorit” në Tiranë.

Investimi i kryer nga qeveria shqiptare në bashkëpunim me Republikën Federale të Gjermanisë nëpërmjet KFV, ka transformuar dy godinat, me punime të standardit të lartë.

Ministrja Nikolla u njoh nga drejtoresha e Rezidencës Studentore Nr. 2, Zhanina Dapi dhe me ndryshimet strukturore të 2 godinave të tjera të cilat janë drejt përfundimit dhe mundësojnë për studentët modelin e mini-apartamenteve me dy dhoma, tualete, dushe dhe ambient gatimi në çdo kat.

“Në çdo kat ka nga një kuzhinë, ne nuk kemi pasur kurrë kuzhina në godinat tona, sepse dikur janë përdorur mencat e përbashkëta. Aktualisht studentët kanë mensat që përdorin, por janë private. Ndërsa ato mund ta kenë në të gjitha katet të shtrira në godina”, – deklaroi drejtoresha e Rezidencës Studentore Nr. 2, Zhanina Dapi.

“Në janar studentët do e provojnë vetë se çfarë do të thotë të investosh me standarde dhe ta kesh prioritet jetesën e studentëve. Hera e parë që investohet 18 milionë euro dhe besoj do të kemi ndihmë për të pasur edhe më shume projekte investuese”, – deklaroi ministrja Nikolla.

Në godinat që shërbejnë si rezidenca për studentët nuk mungojnë as dhomat për studentët me aftësi të veçanta, të cilët mund të akomodohen dhe jetojnë në kushte optimale gjatë viteve të studimit.

“Mini-apartamentet janë menduar të kenë një sistem qendror ngrohje të komanduar nga një sistem elektronik digjital për të 4 godinat, sepse qëllimi i këtij investimi është edhe eficienca e energjisë, që është edhe risi që po zbatohet nga qeveria në të gjitha investimet. Pajisjet janë ndryshe nga standardet e përdoruara në Shqipëri, pajisjet janë në mur dhe hapësira e projektuar për njerëzit me aftësi të kufizuara, që nga mënyra e hapjes së dyerve e deri tek pajisjet”, pohoi inxhinieri, Pandeli Thimio.

Ministrja Lindita Nikolla deklaroi se investimi për godinat e studentëve është prioritet i qeverisë, pasi janë akorduar 18 milionë euro. Si investimet në këto 4 godina që akomodojnë mbi 1 mijë studentë do të shtrihen me të njëjtin standard edhe në Qytetin Studenti për shumë prej godinave rezidenciale.

“Gjithçka që studentët të kenë kushtet optimale për të vënë prioritet atë që është në fakt qëllimi i tyre, rezultatet sa më të mira në universitet. Unë e pashë vetë dhe doja t’ju falënderoj se ky investim prej 18 milionë euro është një investim i standardeve më të mira, me eficiencën e energjisë, por edhe me çdo lloj standardi tjetër për të qenë këto godina, jo vetëm të banueshme por edhe atraktive për kohën e lirë apo kohën e studimit. Është një projekt që vijon edhe në Qytetin Studenti dhe do jetë projekti që do shtrihet fillimisht në 9 godinat e Qytetit Studenti dhe më pas në të gjitha godinat e tjera”, – u shpreh ministrja Nikolla.

Dy godinat e Qytetit Studentit Nr. 2 do të mirëpresin qindra studentë brenda pak javësh dhe janë të pajisura me sistemet më të fundit të ngrohje-ftohjes dhe kushtet më optimale për studentët shqiptarë. Ndërkohë që pritet të fillojë së shpejti rinovimi i konvikteve në kampusin Universitar të Tiranës për të cilën janë dakordësuar dy financime të reja me Qeverinë gjermane. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.