FOTO/ Kisha e Shirgjit, një përzierje e stilit roman me atë gotik

60

TIRANË, 7 dhjetor /ATSH/ – Rrënojat e Kishës së Shirgjit ruhen në bregun e majtë të lumit të Bunës. Muret e kishës kanë nisur të ngrihen në shek. VI, në nder të dy martirëve të kishës bizantine, Sergit dhe Bakut. Kisha ka qenë një ndërtesë trenefshe me një arkitekturë tepër të veçantë.

Instituti i Monumenteve të Kulturës ka hartuar projektin për: “Restaurimin e Rrënojave të Kishës së Shirgjit” në Shkodër.

Ministria e Kulturës Mirela Kumbaro shprehet se, ”ka nisur restaurim e konservim i rrënojave të Kishës së Shirgjit në breg të lumit të Bunës, muret e së cilës kanë nisur të ngrihen që në shekullin VI” .

”Arkitektura e kishës është tepër e veçantë. Është një përzierje e stilit roman me atë gotik. Sipas historianëve, Kisha e Shirgjit ka ruajtur formën e plotë të saj deri para 200 viteve. Që nga ajo kohë ajo është shkatërruar gradualisht. Sot ruajmë atë çka historia e njerëzia na kane lënë”, shprehet ministrja Kumbaro.

Kisha e Shirgjit ishte e njohur dhe për martesat që realizonin princërit. /a.a/ /a.g/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.