Fier/ Ndërhyrje emergjente në rrugët e fshatit Gorishovë

TIRANË, 7 dhjetor/ATSH/ Për të eliminuar problematikën aktuale në rrugët e fshatit Gorishovë, bashkia e Fierit ka ndërmarrë disa ndërhyrje emergjente, ndërsa parashikohen më shumë investime për zgjidhje të qëndrueshme.

“Atje ku nuk pret puna, zgjidhja është ndërhyrja emergjente”, u shpreh kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi, duke folur për këto punime.

Sipas tij, “ka nisur riparimi i rrugëve të brendshme të fshatit Gorishovë për të eliminuar problematikën aktuale”.

Por Subashi premtoi se “me ndryshimin e motit do të rivijmë me ndërhyrje të qëndrueshme në këtë zonë”.

/m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.