DPT: Tatimpaguesit të dorëzojnë inventarin analitik

78

TIRANË, 7 dhjetor/ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, bazuar në ligjin nr. 9920 datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, neni 60 “Detyrimi i tatimpaguesve për të dhënë informacion administratës tatimore”, njofton tatimpaguesit se duhet të depozitojnë pranë Drejtorive Tatimore Rajonale, inventarin analitik të datës 31.12.2018.

Inventari duhet të përmbajë informacione në lidhje me lëndën e parë, produktet e gatshme, mallrat për rishitje, të detajuara në njësi, sasi, çmim dhe vlerë.

Ky informacion duhet të dorëzohet pranë DRT-ve brenda datës 10.01.2019 në formë shkresore, i firmosur dhe i vulosur nga përfaqësuesi i shoqërisë, ose të ngarkohet elektronikisht në sistemin e tatimeve e-Filing, në rubrikën “Çështjet e mia”.

Gjithashtu, nga analizat që do të kryhen nga Drejtoria e Kontrollit pranë DRT-ve, tatimpaguesi mund të bëhet objekt i kontrollit në vend, për saktësinë e këtij inventari. /m.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.