Diplomacia ekonomike, nxitje e bashkëpunimit Shqipëri-Slloveni

76

TIRANË, 7 dhjetor /ATSH/- Aktivitetet në kuadër të Diplomacisë Ekonomike, synojnë zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Sllovenisë.

Nën drejtimin e Dobran Božič, sekretar shteti në ministrinë e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, në Begunje u zhvillua veprimtaria “Business to Diplomacy”.

Një numër i madh ambasadorësh dhe diplomatësh ishin pjesëmarrës në veprimtarinë e organizuar në kompaninë “ELAN”, e cila është e profilizuar në prodhimin e skive dhe artikujve të tjerë, e cila njëherazi në këtë fushë është një ndër kompanitë lidere në botë. Në këtë ngjarje ishte i pranishëm edhe ambasadori i vendit tonë në Slloveni Pëllumb Qazimi.

Gjithashtu, ngjarja shërbeu edhe për bashkëbisedime e konsultime për konkretizim të mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve, Shqipërisë dhe Sllovenisë.

e.xh/j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.