Buzëqesh Allegri, rigjen mesfushorin që i dha fitoren me “Firorentinën”

66

TIRANË, 7 dhjetor/ATSH- A. Fortuzi/- Sfida mes “Juventusit” dhe “Interit”, apo siç njihet ndryshe “Derbi i Italisë”, ka hyrë në orët e nxehta tashmë. Sot në mbrëmje dy rivalët historik të futbollit italian do të masin forcën e tyre në fushë.

Bardhezinjtë për këtë sfidë kanë ri gjetur tashmë Rodrigo Bentacur, që ishte i dëmtuar. Trajneri i “Juventusit”, Massimiliano Allegri mund të marrë frymë lirisht dhe të zgjedh me komoditet cilët do të jenë të besuarit e tij në mesfushë. “Nëse Bentacur nuk është atëherë do të jem i detyruar të aktivizojë Emre Çan që në minutën e parë, edhe pse ende nuk është në formën më të mirë, pasi vjen nga një dëmtim që e mbajti një muaj larg fushave”, deklaronte Allegri.

Tashmë, duke iu referuar lajmit që “La Gazzetta” ka publikuar sot, mësohet se Bentacur mëngjesin e sotëm, në takimin e fundit përgatitur të zhvilluar nga “Juventus” nën drejtimin e Allegrit është  vlerësuar gjendja fizike e argjentinasit të talentuar dhe që hapi rrugën e fitores të shtunën e shkuar, kur torinezët ishin në Firence përballë “Fiorentinës.

Kështu, sipas “La Gazzetta”, mësohet se Allegri do ti besojë treshes, Pjaniç, Matuidi dhe Bentacur në mesfushë, ndërsa në sulm nuk do të kursehet treshja e frikshme: Ronaldo-Mandzukiç e Dybala. Teksa në mbrojtje do të mungojë Alex Sandro, anësorë pra, në këtë drejtim Allegri do të ketë Cancelon, De Sciglio, Bernardeskin dhe Douglas Costan.

Nga krahu tjetër, zikaltërit mund ti besojnë një vendi në formacionin titullar, të rikthyerve nga dëmtimi, Vecinos apo Politanos, që do zëvendësojën Borja Valeron dhe Keitan. Ndërkohë që do të mungojë Nainggolan, siç konfirmojë një ditë më parë tekniku i “Interit”, Luciano Spalleti.

Pra, ndeshja e sotme mes “Juventusit” e “Interit”, që prite të nis në orën 20:30 pritet të dhurojë spektakël, pasi thuajse të gjithë trajnerët do të përdorin “artilerinë” e tyre më të mirë për të arritur fitoren. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.