ADISA/ Rreth 20 mijë aplikime nga qytetarët gjatë nëntorit

72

TIRANË, 7 dhjetor/ATSH/ Gjatë muajit nëntor 2018, pranë qendrave të integruara ADISA janë kryer 19755 aplikime.

Zv.kryeministrja Senida Mesi informoi se në sportelet Infopoint janë pritur dhe informuar 23559 qytetarë.

“Shërbime të standardizuara dhe eficiente, me në qendër qytetarin. Për çdo informacion mbi Shërbimet Publike, telefononi në 11-800 ose shkruani tek [email protected] Vëmendja jonë është tek njerëzit”, tha Mesi.

/m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.