“Unaza e Madhe”, bashkia vijon me prishjen e objekteve

57

TIRANË, 6 dhjetor/ATSH/- Bashkia e Tiranës po vijon me prishjen e objekteve pa leje që preken nga projekti i “Unazës së Madhe”.

Bashkia e Tiranës ka bërë të ditur se makineritë e rënda sot në mbrëmje kanë vijuar punën e tyre normalisht, duke shembur një tjetër godinë dykatëshe të ndërtuar pa leje, në gjurmën e “Unazës së Madhe”.

Edhe në këtë rast Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dhe ndërmarrjet e tjera të bashkisë Tiranë, kanë gjetur bashkëpunimin e plotë të poseduesve të këtij objekti. Ata hoqën fillimisht mobiliet dhe pajisjet e tjera elektroshtëpiake, ndërsa i kanë hapur më pas rrugë makinerive të IMT-së, që të vijojnë me prishjen e godinës.

Numri i objekteve që janë prishur në “Unazë” gjatë këtyre ditëve ka shkuar në mbi 20, teksa vetëm gjatë ditës së sotme u prishëm afro 10 të tilla.

z.tosku/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.