UKT riparon tubacionin e amortizuar në Yzberisht

TIRANË, 6 dhjetor/ATSH/ Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë u angazhua për t’i dhënë zgjidhje në kohë reale defektit në furnizimin me ujë të pijshëm në zonën e Yzberishtit.

Pas sinjalizimit të marrë për humbje uji në Yzberisht, grupet e terrenit ndërhynë menjëherë për ta eliminuar problematikën.

“Stafi ynë ndodhet kudo ku banorët raportojnë një problematikë apo defekt, duke i dhënë zgjidhje në kohë reale situatës”, deklaron UKT.

Në sajë të këtij angazhimi u bë i mundur riparimi i tubacionit të amortizuar, duke eliminuar humbjen e raportuar të ujit.

/m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.