UASHINGTON – SHBA-ja zhvillon fluturime mbikëqyrëse mbi Ukrainë

69

UASHINGTON, 6 dhjetor /ATSH-AFP/ – Pentagoni njoftoi sot se ka zhvilluar një fluturim vëzhgues mbi Ukrainë për të ritheksuar mbështetjen e SHBA-së për këtë vend pas kapjes së luftanijeve ukrainase nga Rusia në Detin Azov.

“SHBA-ja dhe aleatët zhvilluan sot një fluturim vëzhgues konform me traktatin Open Sky”, njoftoi Ministria amerikane e Mbrojtjes në një komunikatë.

Traktati i quajtur “Open Sky” (Qiell i Hapur) i mundëson 34 vendeve firmëtare të marrëveshjeve të Konferencës mbi Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë (CSCE) për të fluturuar territoret respektive që të verifikojnë lëvizjet e tyre ushtarake dhe për të kontrolluar armatimet e njeri-tjetrit. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.