Transformimi i konvikteve, 18.8 mln euro investime në fazën e parë

62

TIRANË, 6 dhjetor/ATSH/ – Kryeministri i vendit, Edi Rama reagoi pas diskutimeve të shumta lidhur me kushtet e konvikteve për studentët, për të cilat ai thotë se janë investuar 18.8 milionë euro dhe në vitin 2019 do të nisë faza e dytë e investimeve që kap vlerën e 11.4 milionë eurove.

“Meqë po diskutohen këto ditë edhe kushtet e godinave për studentët, ja prova që kjo qeveri, si asnjë tjetër më parë, ka nisur një investim masiv (18 mln 5€ Faza 1) në bashkëpunim me qeverinë gjermane, për të ndryshuar rrënjësisht situatën e trashëguar. Ndiqeni deri në fund, sepse nis si 3D po vazhdon si realitet i prekshëm i kantierit të parë të këtij projekti”, – thotë Rama ndërsa publikoi edhe pamjet e gjendjes së konvikteve para investimeve.

Faza e parë e investimeve mban shifrën e 18.8 milionë eurove për rikonstruksionin e konvikteve të studentëve. Rikonstruksioni i tyre është bërë sipas parimeve të eficiencës së energjisë, me sistem termoizolimi, dyer, dritare, ambientet e brendshme e me pompat e nxehtësisë dhe panelet diellore të instaluara në tarraca.

Sipas Ramës, në fazën e parë të investimit u mundësua rikonstruksioni i godinave të Qytetit Studentit nr. 2 në Tiranë. Dy godina të përfunduara dhe dy të tjera në fazën finale. 236 dhoma akomodimi për studentët në këto godina, ku 1088 studentë janë përfitues nga ambientet e reja të rikonstruktuara.

“Faza e dytë e investimit përfshin rinovimin e deri 9 godinave të Qytetit Studenti nr. 1 në Tiranë. Investimi në fazën e dytë parashikohet në vlerën e 11.4 milionë euro. Në vitin 2019 nis puna rehabilituese në godinat e para ku përfitues do të jenë 1800 studentë nga ky investim”, bëri të ditur Kryeministri.

Meqë po diskutohen këto ditë edhe kushtet e godinave për studentët, ja prova që kjo qeveri, si asnjë tjetër më parë, ka nisur një investim masiv (18.8mln€ Faza 1) në bashkëpunim me qeverinë gjermane, për të ndryshuar rrënjësisht situatën e trashëguar të konvikteve. Ndiqeni deri në fund sepse nis si 3D po vazhdon si realitet i prekshëm i kantierit të parë të këtij projekti😉

Posted by Edi Rama on E enjte, 6 Dhjetor 2018

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.