Tarifa për provimet, Rektori i UMT: E kërkuam dhe do e përcaktojmë ne

72

TIRANË, 6 dhjetor/ATSH/ – Tarifa për provimet e mbartura për studentët ka qenë edhe një kërkesë e bërë nga ana e Universitetit të Mjekësisë, në mënyrë që të adresohej dhe gjendej zgjidhje për problemin e provimeve të mbartura për një kohë të gjatë, nga ana e studentëve.

Kështu u shpreh Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata gjatë një interviste televizive, duke sqaruar se se çmimet e  tarifave vjetore të studimit do diskutohen nga universiteti në periudhën shkurt-mars 2019 dhe në fund jep miratimin Senati Akademik.

“Një pjesë e studentëve të mjekësisë që është shkollë 6-vjeçare, i mbartnin provimet për vite se ishin të vështira. Unë besoj që në demokraci protestat janë të shëndetshme, por ka një periudhë ligjore në universitet që është shkurt-mars 2019 ku diskutohet sa janë tarifat e vitit të ardhshëm, dhe në fund merr vendimin senati akademik”, – tha Gjata./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.